Mes qindra agjentëve që garantuan sigurinë e presidentit turk Recep Tayip Erdogan gjatë vizitës historike në Greqi, ra në sy një oficere femër e quajtur Sofia Papajorgjiu.

Kjo e fundit, përcjell bw, një femër tërheqëse bionde shërben prej vitesh në shoqërimin e personaliteteve të huaja në Greqi.


Ajo ndodhej në aeroport gjatë zbritjes së presidentit turk në aeroportin “Eleftherios Venizellos” mëngjesin e së enjtes.

“Kush është engjëlli që mbron Sulltanin?”, shkruanin mediat greke, të cilat raportonin se ajo nuk ishte truprojë e Erdoganit, por një truprojë e forcave greke “ELAS”.

Greqia dhe Turqia kanë pasur historikisht marrëdhënie të brishta mes tyre, ku gjatë viteve ’70 ishin dy herë në prag të luftës.

d1

d2

d3

d4