LAJMI I FUNDIT:

Kush e ka fajin për UP-në?

Kush e ka fajin për UP-në?

Për rëndësinë e themelimit të Universitetit të Prishtinës në vitet 70 të shekullit të kaluar dhe për ndryshimet që ky institucion ka bërë në jetën e shumë shqiptarëve në Kosovë, është shkruar e thënë shumë. Është folur e vazhdohet të flitet edhe për degradimin që po i bëhet në vazhdimësi këtij institucioni, qysh pas lufte.

Secili rektor që ka ardhur, pas Ejup Statovcit, më shumë ka hedhur një gur drejt rrënimit të tij sesa që ka ngritur cilësinë e dijes dhe të shkencës që duhet prodhohet. Rektori i fundit, Ibrahim Gashi, veç se e ka vendosur vulën.


Por, a është i gjithë faji për rrënimin e këtij institucion i Ibrahim Gashit? A është i gjithë faji për rrënimin e tij i njerëzve që sollën në krye Ibrahim Gashin e tashëm dhe të tjerët para tij? A është i gjithë faji i atyre profesorëve që ligjërojnë në këtë Universitet e që dje morën një letër/diplomë prej tij, e sot kontribuojnë në rrënimin e këtij institucioni. A është faji te studentët që kanë mbushur sallat dhe amfiteatrot e këtij institucioni fal mbiemrit që mbajnë, dajës, axhës apo miqve të tyre që mbajnë diku një post të lart, apo xhepave të fryrë të baballarëve të tyre?

Nëse përgjigja ndaj këtyre pyetjeve është po, kjo përgjigje nuk mjafton, pasi medalja i ka dy anë.

Në anën tjetër, janë ata studentë që janë regjistruar me dijen dhe meritat e tyre, e që përpiqen të studiojnë e të marrin dije, dhe shohin kolegët e tyre tek kopjojnë në provim apo i kalojnë provimet diku në kafenetë e qytetit. Dhe, për këtë punë ata kurrë se ngrenë zërin? Ka studentë që dinë se kolegu i tyre – që nuk kishte kaluar provimin pranues – u regjistrua pse kishte “njerëzit e vet” diku lartë. Edhe për këtë punë heshtën? Ka asistentë e profesorë të rinj që e dinë se kolegët e tyre erdhën aty jo pse studiuan e prodhuan shkencë, por sepse votuan për partinë e duhur. Ka nga ata që heshtën kur disa profesorë të tjerë morën guximin dhe ngritën zërin për atë çka po ndodhte në këtë institucion.

Shpeshherë na është përmendur e përkujtuar se ne duhet të jemi popull paqësor e tolerant, por a ka ndonjë vlerë tolerimi i shkatërrimit të Universiteti?

Ekzistojnë ata që e kanë orkestruar këtë shkatërrim, e në anën tjetër ekzistojnë edhe ata që e kanë toleruar këtë gjë: bashkëfajtorët që me heshtjen e tyre kanë dhenë miratimin e tyre për këtë shkatërrim.

Në cilin vend të Evropës, ku duam shumë të shkojmë e nuk na lejojnë, do të mund të kishte ndodhur një gjë e tillë e qytetarët e këtyre vendeve të vazhdonin të ishin kaq tolerantë?

Heshtja është armiku ynë. Por, sot këtë heshtje e kanë thyer studentët. Kush vazhdon të hesht sot që studentët janë bërë bashkë në kërkim të drejtësisë dhe mbrojtjes së Universitetit, është bashkëfajtor në rrënimin e UP-së.

Në trend

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori