LAJMI I FUNDIT:

Kush e fyen “më së miri” Erdoganin, përfiton 1250 euro!

Kush e fyen “më së miri” Erdoganin, përfiton 1250 euro!

Angela Merkel urdhëroi fillimin e hetimeve kundër komedianit Jan Bomerman për fyerje të kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan, me çka vlerësohet se “ka hapur kutinë e Pandorës”.

Kjo ka bërë që kritika për kancelaren gjermane të vijnë nga anë të ndryshme.

Por kjo nuk është e gjitha.

Revista britanike “The Spectator” u ka bërë një ofertë interesante lexuesve të saj, ai që fyen “më së miri” presidenti turk merr një çmim, transmeton Telegrafi.

Siç përcjellin mediat e huaja, bëhet fjalë për një konkurs, për të cilin, ai që e fiton do të përfitojë 1000 funte (rreth 1250 euro).

Po ashtu thuhet se çmimi është donacion i njërit prej lexuesve të kësaj reviste.

Ndonëse nuk është thënë se sa do të zgjasë ky konkurs, kjo shpallje ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale.

Edhe pse rasti i komedianit Jan Bomermana ka marrë më shumë vëmendje, ai nuk është i vetmi që do të jetë në gjyq për fyerje të presidentit turk.

Që nga ardhja e Erdoganit në pushtet në vitin 2014, u hapen rreth 2.000 hetime për fyerje të presidentit turk. /Telegrafi/