LAJMI I FUNDIT:

​Kusari për asociacionin: Do të rezistojmë siç kemi bërë deri tani

​Kusari për asociacionin: Do të rezistojmë siç kemi bërë deri tani
Foto: Arkiv

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të rezistojnë për krijimin e asociacionit nëse insistimi për themelimin e tij është për të forcuar një mekanizëm të Serbisë në Kosovë.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se nuk po krijohen augmente kredibile për përmirësimin e jetës së qytetarëve serb në Kosovë por për krijimin e mekanizmave të ndikimit të Serbisë.


Kusari-Lila ka përmendur Listën Serbe, e cila është pjesë e Kuvendit të Kosovës, por sipas saj ka muaj që abstenon tërësisht nga të gjitha veprimet brenda institucionit.

Sipas saj, ata nuk përfaqësojnë interesat e komunitetit serb në Kosovë, por vetëm ato të Serbisë.

“Nëse ideja për themelimin e asociacionit dhe insistimi për themelimin e asociacionit është për të krijuar dhe forcuar një mekanizëm të Serbisë për funksionim në Kosovë, atëherë natyrisht që do të rezistojmë ashtu siç është rezistuar deri më tani, për arsye se nuk po krijohen argumentet kredibile për përmirësimin e jetës së qytetarëve pra komuniteti serb në Kosovë, por për krijimin e mekanizmave të ndikimit të Serbisë në Kosovë, i cili deri më tani është negativ skajshmërish, nga nismat rajonale ,nga problemet në veri të vendit dhe situatat e vazhdueshme problematike që qojnë deri të ajo çfarë po shihet tashmë edhe nga vendet tjera fatmirësisht edhe të BE-së, SHBA-së për qasjen destruktive dhe problematike në Serbisë në vend”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se duhet të ketë dialog të brendshëm me komunitetin serb për çështje që u përkasin atyre brenda Kosovës së pavarur.

“Pa e pasur një diskutim mirëfilli të brendshëm, ashtu siç e ka deklaruar edhe kryeministri i vendit, një dialog të brendshëm me komunitetin serb, me çështje të cilat i përkasin atyre në Kosovë si republikë e pavarur për të gjithë qytetarët njëjtë e pa dallim, nuk mund të flasim për çështje të cilat kanë synim obstruksionin e shtetit të Kosovës dhe funksionimin e mirëfilltë të vendit”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Tutje ka theksuar se parashohin që më 1 shtator të fillojë zbatimi i vendimit të qeverisë për zëvendësimin targave ilegale dhe atij për reciprocitetin në dokumente.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori