LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: S’kemi kredibilitet të flasim për ndotjen e ajrit

Kusari-Lila: S’kemi kredibilitet të flasim për ndotjen e ajrit

Kuvendi i Kosovës po vazhdon edhe sot seancën e jashtëzakonshme rreth ndotjes së ajrit.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila tha se deputetët e kanë humbur kredibiliteti për të folur për ndotjen e ajrit, pasi ata vet janë në një ambient të ndotur nga pirja e duhanit brenda objektit të Kuvendit.


“Këtë që në fakt po e bëjmë sot ne, është absurd të merret si këshillë nga ministrja ose nga Qeveria masat mbrojtëse, por së pari neve na ka humbur kredibiliteti për të folur për ajrin e pastër, përderisa rrimë në një hapësirë të kontaminuar atje lartë dhe përderisa të njëjtën e ndjej edhe korridoreve të Kuvendit të Kosovës, që tregon se edhe nëpër zyra thyhet ligji i duhanit, apo pihet duhani”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se organet kompetente që duhet të merren me parandalimin jo rrallë janë pjesë e shkaktimit të problemeve.

Sipas saj, në ekzekutiv janë një mori masash që mund të merren pa pasur nevojë për seancë të jashtëzakonshme.