Kusari - Lila: Nuk ka kidnapime në Gjakovë

Kusari-Lila bën me dije se Policia e Kosovës, Drejtoria në Gjakovë, janë në mobilizim të plotë duke e përcjellë situatën.
“Ata kanë ftuar në intervistë individë të cilët po deklarohen se kanë parë, kanë dëshmuar apo dinë për raste të kidnapimit të fëmijëve. Deri më tani, asnjëri nga këta individë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë ndonjë informatë apo dyshim të konfirmuar për kidnapim apo tentim kidnapimi. Ftoj të gjithë qytetarët e komunës tonë, të mos bien pre e luftës psikologjike e cila ka shkaktuar tmerr dhe panik tek prindërit. Rasti i para disa ditëve në lagjen ‘Ali Ibra’, është vlerësuar si rast i izoluar dhe pa ndonjë lidhshmëri me ndonjë formë të organizuar të krimit”, thotë Kusari – Lila.
E për këtë bëë me dije që kanë organizuar një konferencë për nesër, e shtunë, për të adresuar brengat, frikën dhe panikun e shkaktuar në masë.
Konferenca mbahet me Komandantin e Stacionit policor në Gjakovë, Krist Gjokaj dhe Drejtoren e Arsimit në DKA, Diana Çarkaxhiu.





















































