LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Nëse kandidoj në zgjedhjet e ardhshme, vetëm me formacion të ri politik (Video)

Kusari-Lila: Nëse kandidoj në zgjedhjet e ardhshme, vetëm me formacion të ri politik (Video)

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila në një intervistë për emisionin Info Box të TV Dukagjinit ka thënë se aktualisht nuk është e gatshme të jetë pjesë e ndonjë subjekti politik.

Sipas saj, Kosovës i duhet një strukturë e re politike, me një formacion të ri.


“As pjesë e pozitës dhe asaj opozitë, nuk do jem pjesë e tyre. Kosovës më shumë se një parti e re i duhet një zgjidhje e përgjithshme strategjike për lidership të vendit. Nëse dal në zgjedhjet e ardhshme dal me formacion të ri politik”, tha Mimoza Kusari-Lila. /Telegrafi/