LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Minatorët kanë ndërprerë grevën, kanë dalë nga miniera në ora 02:00 të mëngjesit

Kusari-Lila: Minatorët kanë ndërprerë grevën, kanë dalë nga miniera në ora 02:00 të mëngjesit

Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë grevën pas 10 ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Mimoza Kusari-Lila.


“Greva është ndërprerë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të gjithë grevistët kanë dalë nga miniera sot në ora 02:00 e mëngjesit”, deklaroi ajo.

Arrihet marrëveshja, ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës

Grevistët për 10 ditë kanë qëndruar në minierë, duke kërkuar që kërkesat e tyre të plotësohen.

Për gjatë këtyre ditëve, shumë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore./Telegrafi/