LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialog, fajtori i ngjarjeve në Ballkan dihet kush është

Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialog, fajtori i ngjarjeve në Ballkan dihet kush është

Kosova nuk është palë bllokues e as destruktive në procesin e dialogut me Serbinë.

Kështu është shprehur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.


Ajo tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe vartësit e tij insistojnë për dinamizim të dialogut.

“Kosova, në këtë rast kryeministri dhe vartësit e tij që janë pjesë aktive e dialogut në asnjë mënyrë nuk e bllokojnë por insistojnë në dinamizim të takimeve në dialog natyrisht me rezultatin konkret që pritet nga të gjithë që është normalizimi i raporteve mes dy vendeve, njohja e ndërsjellë dhe zbatimi i marrëveshjes finale për të cilën edhe po diskutohet”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se nuk mund të komentoj deklaratat e përfaqësueve për dialogun, derisa tha se dihet kush është fjatori i ngjarjeve në Ballkan.

“Nuk mund të komentoj deklaratat e përfaqësuesit të BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë, më duhet të them se nëse qëllimi i të gjitha palëve është për një rajon stabil për Kosovë të pavarur dhe të përparuar, atëherë ne në asnjë pikë nuk dallojmë me pesëshen që ishte në Prishtinë dhe qëllimeve të Qeverisë së Kosovës.

Qasja e kryeministrit është që Kosova vetëm si shtet i pavarur mund të funksionoj më tutje. Kosova nuk është palë bllokuese, ose institucionet e Kosovës nuk janë pala destruktive në këtë proces. Dihet kush është fajtori i ngjarjeve të fundshekullit të kaluar në Ballkan përfshirë edhe Kosovën”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori