LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Ende s’kam bërë një refuzim përfundimtar për t’u përfshirë në lista për deputetë

Kusari-Lila: Ende s’kam bërë një refuzim përfundimtar për t’u përfshirë në lista për deputetë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Alternativa mbeti pa koalicione parazgjedhore pasi në bisedime ishte vetëm me Vetëvendosjen.

Kusari-Lila në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Alternativa kishte menduar në mirëbesim se Vetëvendosje do ta respektonte subjektivitetin e saj por një gjë e tillë nuk ndodhi.


“Në momentin kur jemi takuar, Kurti më ka thënë se ne mund të jemi pjesë e një koalicioni të madh nëse përfshihet edhe LDK-ja, në të kundërtën Vetëvendosje pranon Alternativën në koalicion vetëm si pjesë e listës së saj. Për mu ka qenë befasi sepse ishte qëndrim ndryshe nga ajo që kemi biseduar më parë”.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se kjo ofertë ka qenë e papranueshme pasi sipas saj tashmë kjo parti ka subjektivitetin e saj.

“Ne kemi pasur një rast të tillë para dy viteve edhe me LDK-në, por ata na kanë pranuar subjektivitetin tonë në shumë dimensione, pavarësisht se ne ende nuk ishim të regjistruar në KQZ”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kusari-Lila thotë se pas deklarimit të saj për mos arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen, ka pasur oferta nga partitë që kanë qenë së fundmi në pushtet.

Ajo thotë se me LDK-në ka pasur komunikime por jo negociata për koalicione pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur për fondet në mandatin e fundit.

E para e Alternativës thotë se ende nuk është përjashtuar plotësisht mundësia e përfshirjes në listën e Vetëvendosjes apo diku tjetër por sipas saj ”sipas të gjitha gjasave do të shkohet në zgjedhje me logon e Alternativës”.

Kursari-Lila më tej thotë se përpos Ilir Dedës dhe dy personave të tjerë, shumica dërmuese e anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm janë aktiv dhe mund të përfshihen në listën zgjedhore.

Thotë se qëndron pas mbështetjes së ofruar ndaj Vjosa Osmanit, si një grua dhe femër e jo në aspektin garues politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori