LAJMI I FUNDIT:

Kurz: Erdogani ka tipare diktatoriale

Kurz: Erdogani ka tipare diktatoriale

Austria konsiderohet si vendi më kritik ndaj Turqisë në BE. Edhe deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, janë të tilla.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po “e zhvillon vendin e tij në drejtim të gabuar dhe të rrezikshëm”, ka thënë ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane “Die Welt”. “Presidenti Erdogan tregon definitivisht tipare diktatori.”


Lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE, Kurz ka theksuar se “edhe pse Ankaraja synon një anëtarësim në BE deri në vitin 2023, kjo nuk do të ndodhë.”

“Evropianët janë të ndërgjegjshëm, se në vitin 2023 përkujtohet 100 vjetori i themelimit të republikës turke. Por, duhet thënë qartë: Ky vend po largohet gjithnjë e më shumë nga Evropa”, tha ai.

Austria, sipas Kurzit, e mbështet pozicionin e kancelares gjermane Angela Merkel, që e refuzon “për momentin” zgjerimin e unionit doganor me Turqinë.

“Ashtu siç shkelen aktualisht në Turqi vlerat bazë të demokracisë dhe të drejtat e njeriut, nuk është aspak realist unioni doganor me Turqinë”, është shprehur Kurz. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori