LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës

Kurti: Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim miqësor, ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat dhe besimet për të ardhmen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar ambasadorin Walker për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën.


“Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës”, tha Kurti.

Më tej ai ka thënë se “populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”.​

Qeveria ndau 70 mijë euro për librin “Reçaku” të William Walker, ministri Rashiq abstenoi
Lexo po ashtu Qeveria ndau 70 mijë euro për librin “Reçaku” të William Walker, ministri Rashiq abstenoi

Në shënim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në mbledhjen e 118-të të Qeverisë u ndanë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999, dhe peshës historike të saj.

Duke marrë pjesë në akademinë përkujtimore në 24 vjetorin e masakrës në Reçak, ishshefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë.

Walker: Masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën
Lexo po ashtu Walker: Masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën

Ai ka shtuar se 15 janari i vitit 1999, ishte një ditë me mot të tmerrshëm, kishte borë, akull, ishte e vështirë të ngjiteshim në vendin ku ishin trupat që ishin vrarë një natë më parë.

“Sot, shikoj diellin duke ndriçuar, qiellin e katër, kjo simbolizon se gjërat definitivisht kanë ndryshuar, jo vetëm simbolikisht”, ka thënë Walker.

Walker po ashtu ka thënë se është i lumtur që edhe vitet e fundit edhe institucionet qendrore të Kosovës po vijnë në homazhe.

Ai ka thënë se masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori