LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi qendrën “Infinit” dhe takoi medalistët e Olimpiadës Ndërkombëtare STEM

Kurti vizitoi qendrën “Infinit” dhe takoi medalistët e Olimpiadës Ndërkombëtare STEM

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën e Trajnimeve “Infinit”.

Krahas drejtuesve të kësaj qendre, kryeministri takoi, përshëndeti dhe u ndau certifikatat mirënjohëse medalistëve të Olimpiadës Ndërkombëtare STEM që u mbajt në Paris të Francës.


Duke theksuar përkrahjen e Qeverisë për studime në fushat STEM, kryeministri Kurti tha se si asnjëherë më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka intensifikuar mbështetjen për vajzat në fushën STEM, pra shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, dhe mbështetja për to ka qenë 1382 bursa për studente vetëm në vitin 2022. Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës është në masën 50%, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian është 17%.

“Në prill të këtij viti Ministria ka mbajtur konferencën e parë kombëtare për gra dhe vajza në STEM, të quajtur STEMinists, ku i ka bashkuar dhjetëra studente, profesoresha, shkencëtare e profesioniste kosovare të fushave STEM, të cilat operojnë në Kosovë dhe në botë. E organizuar nën patronatin e Zyrës sime, kjo konferencë ishte përmbushje e premtimit të Qeverisë sonë për stimulimin dhe promovimin e vajzave dhe grave në STEM. Aty u krijuan edhe kushtet për rrjetëzimin e vajzave e grave në këto fusha dhe për mundësinë për punë praktike në mentorim dhe zhvillim profesional”, tha kryeministri Kurti.

Më tej kryeministri tha se në Kosovë janë rreth 1500 kompani në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit dhe se shumica dërmuese e tyre eksportojnë shërbime, derisa theksoi në këtë fushë i kemi 20 mijë profesionistë.

Janë 4 mijë të reja dhe të rinj që ndjekin fakultetet, ose kurse të ndryshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit që paraqet një sektor në ekonominë tonë, ku bilanci tregtar është pozitiv.

“Andaj, fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, përveçse është një sektor shumë premtues për shtetin tonë, gjithashtu është edhe një vend ku ne mund ta demonstrojmë praktikisht lidhjen e arsimit me ekonominë, përkatësisht të shkathtësive dhe dijeve teorike që merren në shkollë me punën praktike që bëhet në këtë fushë”, tha kryeministri Kurti, i cili gjithashtu falënderoi qendrën “Infinit” dhe shtetin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, tha se fakti që nga 22 shtete pjesëmarrëse dhe 440 nxënës, nxënësit tanë, të shkollave “Hasan Prishtina”, “Iliria” “Qamil Batalli” dhe “Maarif” që për herë të parë morën pjesë në këtë garë, arritën të fitojnë gjithsej 14 medalje, prej tyre pesë të arta, tri të argjendta, pesë të bronzta dhe një medalje nderi, është vërtetë sukses i madh për të gjithë ne.

Duke i inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë të angazhohen në rrugën e dijes e shkencës, ndër të tjerash, ai tha se rritja e buxhetit dhe fokusit në fushat STEM do të jetë progresive dhe e njëjta parashihet edhe në Strategjinë tonë për Arsim 2022-2026. Teksa shtoi se krahas kësaj, nga ky muaj kemi listuar lëndën e Kodimit si lëndë zgjedhore nga klasa e parë e arsimit fillor publik.

“Infinit Qatar Training Center” është themeluar në qershor të vitit 2012 me qëllim të ngritjes së njohurive, aftësive dhe të kompetencave profesionale të individëve dhe grupeve të shoqërisë përmes ofrimit të trajnimeve dhe kurseve në teknologji informative, dizajn, mësimin e gjuhëve të huaja, pjesëmarrjes në olimpiada ndërkombëtare si Hippo, STEM etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori