LAJMI I FUNDIT:

Kurti udhëton për në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Abe

Kurti udhëton për në Japoni, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Abe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kryeministri gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare.

Kujtojmë se Abe më 7 korrik ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, pasi ishte qëlluar me armë zjarri duke mbajtur një fjalim në fushatën elektorale.

Sulmuesi i dyshuar ishte një burrë rreth të 40-ave, i cili u arrestuar në vendngjarje.

Ndryshe, Abe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Japonisë, pasi ka shërbyer gjatë viteve 2006/2007, pastaj përsëri nga 2012/2020, kur dha dorëheqje duke përmendur sëmundjen kronike, kollitjen.

Në kohën kur ai u rizgjodh në vitin 2012, Japonia po përballej me një rënie ekonomike pas dekadash stagnimi – duke nxitur një nga iniciativat historike të Abes, një eksperiment i njohur si “Abenomics”. Aleatët e vlerësojnë këtë lëvizje me ndalimin e rënies së mëtejshme – por ekonomia e vendit mbeti e prekshme gjatë gjithë kohës në detyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori