LAJMI I FUNDIT:

Kurti ua kthen letrat Erdoganit dhe Netanyahut: Sapo të formohet Qeveria, do të thellojmë bashkëpunimet mes vendeve tona

Kurti ua kthen letrat Erdoganit dhe Netanyahut: Sapo të formohet Qeveria, do të thellojmë bashkëpunimet mes vendeve tona

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka kthyer letrat e urimit që i erdhën atij ditë më parë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në letrën falënderuese që Kurti i ka kthyer Erdoganit, shkruan se qytetarët e Kosovës më 14 shkurt vendosën që përmes zgjedhjeve demokratike të ndryshojnë të ardhmen e tyre.


“Sapo Qeveria të formohet, do të shikoj të thellojmë marrëdhëniet tona përmes një bashkëpunimi të hapur”, shkruan Kurti në letrën falënderuese për Erdoganin.

Ai tutje thotë se shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë urë lidhëse e miqësisë në mes dy vendeve tona.

"Dilema e Kurtit" - Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë
Lexo po ashtu "Dilema e Kurtit" - Netanyahu e fton të hapë ambasadën në Jerusalem e Erdogani ta shmangë

Në letrën falënderuese për kryeministrin izraelit, Netanyahu, Kurti thotë se e mirëpret faktin që marrëdhëniet në mes dy popujve kanë arritur në lidhje diplomatike në mes dy vendeve.

“Unë e shoh këtë si një mundësi të forcimit të bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe kulturor. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jep i nderuar të adresojë çështjet relevante të komunitetit hebrej dhe trashëgimisë së saj në vendin tonë”, shkruan Kurti në letrën falënderuese dërguar Netanyahut.

Ndryshe në këto letra Kurti nuk ka përmendur çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndonëse kjo çështje është bërë temë diskutimi kohëve të fundit. /Telegrafi/

Letra e Kurtit dërguar Netanyahut
Letra e Kurtit dërguar Erdoganit

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori