Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të shtunën se transformimi digjital në qeveri dhe ekonomi është një nga prioritetet e qeverisjes së tij.
Ai ka bërë të ditur se deri tani janë lansuar mbi 150 shërbime elektronike në e-Kosova, duke përfshirë certifikatat e digjitalizuara të gjendjes civile, certifikatën e pronës dhe kopjen e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobave në trafik, vazhdimin e regjistrimit të veturës, certifikatën digjitale për historinë penale dhe aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione të ndryshme.
Gjithashtu, Kurti ka thënë se është realizuar mundësia që ato shërbime elektronike që janë me pagesë, të mund të paguhen online drejtpërdrejtë në e-Kosova, ku të regjistruar janë mbi 815 mijë përdorues.
“Progresi i arritur në qeverisje digjitale është njohur edhe nga indeksi i Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë për Qeverisje (GTMI), ku Kosova ka avancuar nga grupi C i vendeve me fokus të kufizuar, në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
Ai tutje është shprehur se rrugën drejt transformimit digjital, po sigurohen që ta bëjnë në mënyrë sa më të sigurt.
“Strategjia e Sigurisë Kibernetike 2023-2027, e cila përmes një investimi prej 9.8 milionë euro nga qeveria dhe donatorët, adreson nevojën për forcim të sigurisë kibernetike kombëtare. Ndërkaq Strategjia e e e-Qeverisjes 2023-2027 është një strategji gjithëpërfshirëse për digjitalizim në qeveri, që parasheh një investim prej 48 milionë euro nga qeveria dhe donatorët. Ajo adreson aspektet teknologjike, njerëzore dhe organizative të nevojshme për rritjen e shërbimeve elektronike që në qendër e kanë qytetarin, krijimin e avancimin e platformave të përbashkëta digjitale për institucionet qeveritare, si dhe kultivimin e inovacionit në sektorin publik”.
Më tej, ka thënë se në Kuvend është miratuar ligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, që paraqet një legjislacion shumë të rëndësishëm në fushën e digjitalizimit.
“Ligji rregullon identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik. Zbatimi i tij, hap rrugë për digjitalizimin e plotë të shumë shërbimeve të tjera. Për të garantuar një hapësirë kibernetike të sigurt është miratuar edhe ligji për sigurinë kibernetike. Përmes tij, themelohet Agjencia përkatëse dhe përcaktohen standardet minimale të sigurisë kibernetike në infrastrukturën kritike. Ndërsa plotësim-ndryshimi i kodit penal dhe kodit të procedurës penale, ka mundësuar përfshirjen në legjislacionin vendor të veprave penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike, bazuar në Konventën e Budapestit”.
Ndërsa në fund, Kurti ka theksuar se hartimi i legjislacionit është një proces i brendshëm i rëndësishëm i shtetit.
Për këtë qëllim, ai ka thënë se kanë zhvilluar dhe funksionalizuar edhe sistemin elektronik për hartimin e legjislacionit (LDS), i cili digjitalizon tërë ciklin e hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar.
“Nga faza e përfshirjes në planin legjislativ e deri në miratimin e tyre në organet përgjegjëse qeveritare. Me Agjendën Digjitale 2030 të miratuar këtë vit synojmë të kontribuojmë për një administratë publike më transparente dhe llogaridhënëse, shëndetësi më efikase, arsim më cilësor, shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset, ekonomi më produktive, si dhe rritje e zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik dhe shoqëror. Për transformim digjital gjithëpërfshirës, në hap me kohën dhe të sigurt!”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës