LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën

​Kurti: Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shifrat e grave të prekura me kancer të gjirit janë të mëdha.

Kështu tha Kurti të premten në marshin tradicional në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, i cili u mbajt për herë të 16-të me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”.


Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se si qeveri kanë siguruar buxhet për listën esenciale të barnave.

“Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën. Tetori u kushtohet edhe atyre grave që ndërgjegjësojnë të tjera gra. Secili nga ne njohim gra që e kanë kaluar këtë sfidë. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra, janë shifra të mëdha dhe duhet t’i mbështesim institucionalisht, sikur të ishin edhe më pak shifra. Në këtë drejtim, prej nesh pritet të bëjmë shumë dhe duhet të bëjmë shumë. Si qeveri kemi siguruar buxhet për listën esenciale të barnave. Në mbledhjen e qeverisë kemi ndarë 4.2 milionë euro shtesë. Beteja është e përbashkët. Ne do jemi me to”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, Nafije Latifi, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”e cila ka luftuar vet me këtë sëmundje u ka bërë thirrje grave që të bëjnë kontrolle të shpeshta, në mënyrë që të parandalohet sëmundja e kancerit të gjirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori