LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon kryetarin e BSPK-së, nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës

Kurti takon kryetarin e BSPK-së, nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës

Qeveria e Kosovës njoftoi të shtunën se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë takuar me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Në njoftimin për media thuhet se, për më shumë se një orë është diskutuar për grevën e shpallur nga BSPK-ja, për kërkesën sindikale për shtesën prej 100 euro dhe për veprimet e deritanishme të Qeverisë në trajtimin e kërkesave tjera paraprake të sindikatave.

Megjithatë, përkundër diskutimeve mes palëve nuk është arritur të gjendet zgjidhje për ndërprerjen e grevës.

Nagavci bën thirrje për fillimin e menjëhershëm të mësimit: SBASHK-u po na shantazhon
Lexo po ashtu Nagavci bën thirrje për fillimin e menjëhershëm të mësimit: SBASHK-u po na shantazhon

“Kryeministri Kurti e njoftoi z. Hykolli se Projektligji për Pagat e Sektorit Publik këtë javë ka përfunduar fazën e konsultimeve paraprake dhe se gjatë javës që po vjen do të dalë në konsultime publike, teksa e ftoi BSPK-në që të bëhet pjesë e këtyre konsultimeve”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkohë, është përmendur edhe fakti që javën e kaluar është prezantuar pakoja e re për Përballje me Inflacionin, e cila thuhet se është vazhdimësi e mbështetjes ndaj qytetarëve.

“Nga kjo pako përfitojnë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e sektorit publik. Përveç mbështetjes direkte financiare, ku përfitojnë të punësuarit në sektorin publik e privat, studentët, familjet në asistencë sociale e pensionistët, pakoja parasheh edhe lehtësim të barrës së faturave të energjisë elektrike për ata që kursejnë. Kjo mbështetje që po u bëhet qytetarëve është më e madhja në rajon por edhe më gjerë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Këshilli i Prindërve nuk e përkrah idenë që prindërit të organizojnë mësim, paralajmëron masa nëse nuk përfundon greva
Lexo po ashtu Këshilli i Prindërve nuk e përkrah idenë që prindërit të organizojnë mësim, paralajmëron masa nëse nuk përfundon greva

“Më tej ai tha se Qeveria që drejtohet nga ai ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesa sindikale që trajtojnë në mënyrë sistematike problemet e punëtorëve të sektorit publik. Si dëshmi mori vendimet e MAShTI-t për të ndarë 1.7 milionë euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore, për buxhet shtesë për mësimdhënësit që kualifikohen si tepricë ashtu që mos të mbesin pa punë, trajtimin e barabartë të mësuesve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët, eliminimin e padrejtësive ndërmjet të gjitha kategorive të punëtorëve të arsimit dhe renditjen e mësimdhënësve me koeficientin më të lartë ndonjëherë sipas projektligjit të ri”.

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një reagim publik lidhur me grevën në arsim, e ka shantazhuese kryesinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës.

Teksa ka marrë disa shembuj të greva në arsim në vendet e tjera si Maqedoni, Bullgari e Norvegji, Nagavci ka thënë se në shumicën e rasteve tjera, grevat zgjasin disa orë ose një ditë.

Por, në Kosovë sipas saj po ndodh ndryshe pasi qëllimi i SBASHK-ut nuk ka të bëjë me realizimin e kërkesave sindikale.

“Sepse, qëllimi është vendosja e kërkesave të tyre në agjendë dhe trajtimi i tyre sistematik nga vendim-marrësit, e jo të gjitha dhe menjëherë. Dhe, sidomos jo dëmtimi i nxënësve”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Tutje, Nagavci ka komentuar edhe grevat e mëhershme dhe ndërprerjen e tyre, duke thënë se “për dallim nga e kaluara kur grevat i kanë ndërprerë vetëm me oferta, kësaj radhe kanë vendosur të injorojnë jo vetëm ofertat shumëfish më të mira, por edhe veprimet tashmë të ndërmarra që i afrohen shumë kërkesës së tyre”.

Në fund, ajo u ka bërë thirrje sërish mësimdhënësve që të vazhdojnë procesin mësimor sa më parë, duke reflektuar mbi gjitha veprimet e deritashme të Qeverisë e duke i dhënë mundësi reformave tjera gjithëpërfshirëse që siç ka thënë, janë në proces e do të përfundojnë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori