LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon gazetarët ukrainas në Kosovë

Kurti takon gazetarët ukrainas në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti këtë të shtunë në takim 12 gazetarët ukrainas, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit të mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Journalists-in-Residence (JiR Kosovo).

Ai u uroi mirëseardhje në Zyrën e Kryeministrit Lyudmilas, Serhit, Marinas, Victoriias, Lyudmilas, Irynaas, Oksanas, Katerynas, Lyudmilas, Olgas, Anastasiias, Olenas dhe vajzës së saj gjashtë vjeçare që së fundmi i është bashkuar në Prishtinë.


“Është nder dhe kënaqësi e veçantë të ju takoj në këtë ditë feste dhe pushimi”, u shpreh kryeministri Kurti, duke shtuar se ai dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë me dhimbjet e humbjet e tyre dhe se ndjejnë detyrë humane, qytetare dhe institucionale që të ju ndihmojnë.

Ai i falënderoi për qëndresën në Ukrainë, ku partnerët e dy gazetareve janë në front të luftës, si dhe për punën e tyre në Kosovë nëpërmjet artikujve të ndryshëm gazetaresk.

“Gazetarët shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë që u ka ofruar Kosova dhe populli i saj. Kjo i ka bërë të ndjehen si në shtëpi në këto kohë të vështira për ta, popullin dhe vendin e tyre. Ata ndanë me kryeministrin nga përvojat e tyre në Kosovë dhe angazhimet profesionale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti u uroi Krishtlindjet Ortodokse gazetarëve ukrainas me besim ortodoks që festojnë edhe sot.

“Krishtlindja ortodokse këtë vit për herë të parë po shënohet në dy data, me 25 dhjetor dhe 7 janar, me vendim të Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) pas invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, zbatues të programit JiR, dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medies (ECPMF)”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori