LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me senatorin Ted Cruz, e njoftoi për punën e Qeverisë

Kurti takohet me senatorin Ted Cruz, e njoftoi për punën e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me senatorin amerikan Ted Cruz, me të cilin shkëmbyen vështrimet e tyre mbi situatën gjeopolitike në Evropë, pas agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Sipas komunikatës nga takimi, Kurti e njoftoi senatorin Cruz për reagimin e qeverisë ndaj agresionit rus dhe punën e qeverisë, me theks në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë, reformën në drejtësi dhe zhvillimin ekonomik, si dhe me rolin aktiv dhe në rritje të Kosovës në paqen dhe stabilitetin në botë falë partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zhvillimi ekonomik dhe siguria kombëtare janë themelet e shoqërive prosperuese dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shohin një partner të pazëvendësueshëm në përmbushjen e tyre.

Përveç kësaj, kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Cruz edhe për vizitën e tij në shtetin e Teksasit (Texas), prej nga vjen senatori Cruz dhe shtetin të cilin ai përfaqëson në senatin amerikan, ku kryeministri Kurti kishte takuar investitorë, akademikë e profesionistë në Këshillin për Çështje Botërore të Dallasit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori