LAJMI I FUNDIT:

Kurti: S’mund të gjejmë personalitet të shumanshëm në historinë tonë kombëtare sikurse Ukshin Hoti

Kurti: S’mund të gjejmë personalitet të shumanshëm në historinë tonë kombëtare sikurse Ukshin Hoti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar burgun e Prishtinës, konkretisht qelinë ku mbahej Ukshin Hoti, ku ka thënë se të gjithëve na dhimbset profesor Ukshin Hoti por më shumë duhet të na dhimbset vetja që kemi mbetur pa Ukshin Hotin.

Kurti në 21 vjetorin e zhdukjes së Hotit, është shprehur se nuk mund të gjendet një personalitet të shumanshëm në historinë kombëtare sikur Ukshin Hoti.


“Edhe diplomat edhe i burgosur politik, edhe profesor edhe protestues, edhe kryetar i subjektit politike edhe shkencëtarë, edhe tribun edhe intelektual, edhe funksionar edhe disidentë”, tha ai duke shtuar se nga legaliteti kaloi në ilegalitet.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori