LAJMI I FUNDIT:

Kurti i shkruan pasuesit të Eliot Engel në Kongres: Kosova do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik

Kurti i shkruan pasuesit të Eliot Engel në Kongres: Kosova do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar kongresistin amerikan Gregory Meeks për zgjedhje e tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA, Gregory Meeks, pozitë të cilën e ka ushtruar deri më tani, kongresisti Eliot Engel.

Kurti përmes një letre që mban datën 11 dhjetor 2020, ka uruar kongresistin Meeks duke thënë se beson që Kosova do të vazhdojë ta ketë si aleat në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreshnik Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.

“I nderuari Gregory Meeks:

Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të New York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”, thuhet ndër të tjera në letrën e publikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori