Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor, i cili është zhvilluar për herë të parë në Kosovë.
Kurti, bëri të ditur se në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, janë duke u trajnuar mbi tre mijë të rinj në fushata të ndryshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Po ashtu, ai ka njoftuar se këtë vit Qeveria e Kosovë2s, ka ndarë mbi 900 kuponë për maturantë të shkollave profesionale, për të ndjekur kurse të TIK-ut.
“Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore për nevojat e industrisë së TIK-ut është mundësia kryesore për çlirimin e potencialit të rritjes së sektorit të TIK-ut në Kosovë. Në bashkëpunim me BE-në dhe Bankën Botërore janë duke u trajnuar mbi 3.500 të rinj në fusha të ndryshme të TIK. Këtë vit kemi ndarë 957 kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të Teknologjisë së Informacionit dhe Kompjuterikes dhe 1356 bursa universitare për vajza në fushën e STEM”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri i Kosovës, është shprehur se rinia e Kosovës, është potencial i madh për transformim digjital në vend.
“Rinia jonë e aftë në teknologji dhe shpirti sipërmarrës i të rinjve tonë, është potenciali i madh kombëtar për transformimin digjital. Me këtë synojmë avancimin e administratës publike, sistemit arsimor, sektorit të shëndetësisë, sistemit të drejtësisë dhe të gjitha fushave të tjera të qeverisjes”, ka theksuar Kurti.
Po ashtu, Kurti, foli edhe për Ligjin për Siguri Kibernetike, i cili u aprovua nga Qeveria e Kosovës, javën e kaluar.
Sipas tij, ky ligj, do të kontribuoj në rritjen e sigurisë kibernetike në vend.
“Javën e kaluar në Qeveri e aprovuam Ligjin për Siguri Kibernetike, që themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike, si institucion kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës, Kjo agjenci do të kontribuoj në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike. Këtë javë bëmë lansimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor që ka implikim direkt në sigurinë kibernetike të vendit tonë”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës, i ka listuar shërbimet digjitale të cilat i ofron portali eKosova.
“Në kuadër të zhvillimit të e-Qeverisjes, disa nga shërbimet e digjitalizuara që janë lansuar në portalin eKosova përfshijnë: pagesat elektronike për shërbime qeveritare, certifikatat online të gjendjes civile, vazhdimin e regjistrimit të veturës për qytetarë dhe biznese, shërbimet online për aplikim për shtesa për fëmijë e lehona, si dhe një sërë shërbimesh të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, ka shkruar Kurti.
Në fund, Kurti ka bërë të ditur se qeveria është duke i bërë hapat e parë drejt hapjes së dyerve për pilotimin dhe zbatimin e rrjeteve 5G.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'