LAJMI I FUNDIT:

Kurti i reagon gjyqësorit: Kur njerëzit mësohen me privilegje, heqja e tyre u duket padrejtësi

Kurti i reagon gjyqësorit: Kur njerëzit mësohen me privilegje, heqja e tyre u duket padrejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar këtë të premte vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka pezulluar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Në një deklarim për media, Kurti ka thënë se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi. Por, sipas tij, kjo nuk është padrejtësi, por se privilegjet kanë qenë të padrejta.


“Po e ritheksoj se pagat në sektorin publik në përgjithësi do të rregullohet me këto dy ligje të reja, të cilët tashmë kanë shkuar në Kuvend për lexim të parë; është ligji mbi Pagat dhe ai mbi Zyrtarët Publikë. Andaj, është e domosdoshme që të gjithë të përqendrohemi tek këto dy ligje të reja e të mos kërkoj askush zgjidhje të privilegjuar”.

“Bindja ime e fuqishme nga ajo çfarë po ndodh këto ditë me grevën e gjyqtarëve dhe prokurorëve është se kur njerëzit mësohen me privilegje heqja e tyre u duket padrejtësi, por kjo nuk do të thotë se është padrejtësi, do të thotë se privilegjet kanë qenë të padrejta”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Këto deklarata ai i bëri pas vizitës në Hendikos, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori