LAJMI I FUNDIT:

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka vizituar Mensën e Studentëve, vizitë kjo e bërë me rastin e përurimit të renovimit të saj.  

Gjatë përurimit, Kurti theksoi se do të kujdesemi për studentët, edhe për arsimin, edhe për mirëqenien e atyre të cilët do ta ndërtojnë ekonominë tonë në të ardhmen, sepse janë duke studiuar në mënyrë që të jemi shoqëri sa më progresiste dhe ekonomi sa më e zhvilluar.


“Në anën tjetër, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është shndërruar në një shtëpi të dytë për të gjithë studentët nga Kosova, duke përshirë edhe vendet e rajonit, e cila strehon afër 4000 studentë në përbërje me tetë konvikte pesë për vajza dhe tre për djem”, thuhet në njoftim.

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do të ketë edhe investime tjera aty, krahas investimeve të shumta infrastrukturore në të gjitha komunat nikoqire të garave.

Në përmbyllje të kësaj vizite, kryeministri Kurti shprehu falënderime dhe përgëzoi drejtorët, udhëheqësit, dhe punëtorët për punën dhe angazhimin e tyre të plotë në përmbushje të përgjegjësive dhe obligimeve të tyre, pa lënë anash edhe studentët të cilët janë të strehuar tek Qendra e Studentëve.

Mensa e Studentëve ka kapacitet për shërbimin e 700 personave përnjëherësh, ndërkaq gjithsej 5000 shujta në ditë.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori