Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për herë të parë në publik lidhur me draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.
Në një deklarim për media të martën, Kurti ka thënë se meqenëse kryeministri Rama beson se draft-statuti i tij për pakicat kombëtare është i duhuri, le t’ia prezantojë atë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për shqiptarët në Luginën e Preshevës, raporton Telegrafi.
“Nuk kam dyshim që Edi Rama beson se propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu, çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama këtë draft-statut për pakicat kombëtare të ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc”.
“Pra, padyshim se kryeministri Rama beson se ky model është i duhuri dhe do të duhej që këtë propozim të ia bëjë Vuçiqit”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar.
Ndërsa, i pyetur lidhur me takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nga BE-ja.
“Unë nuk kam marr përgjigje ende nga z. Borrell dhe besoj se së shpejti do të na përgjigjet lidhur me kërkesën time që të kemi takim të serishëm në Bruksel. Jam si gjithnjë konstruktiv dhe i përkushtuar sepse besoj se pa e intensifikuar dialogun s’mund t’i zbatojmë marrëveshjet. Unë jam i interesuar që sa më shpejt të kemi takim në Bruksel prandaj edhe e kam parashtruar kërkesën”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'