LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Procesi për nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa është transmetuar

Kurti: Procesi për nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa është transmetuar
Foto: Arkiv

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se janë dakorduar që qeveria e ardhshme t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Kurti tha se janë marrë vesh për të gjitha çështjet.


“Kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re ku do të bashkëqeverisim. Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, tha Kurti, raporton Telegrafi.

Mustafa flet pas arritjes së koalicionit me Vetëvendosjen
Lexo po ashtu Mustafa flet pas arritjes së koalicionit me Vetëvendosjen

Lideri i LVV-së tha se për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion LDK do të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ndërsa LVV referendum partiak, ashtu qysh e kërkojnë statutet e dy subjekteve.

“Procesi nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa që është menduar ose transmetuar”, tha Kurti.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori