LAJMI I FUNDIT:

Mustafa flet pas arritjes së koalicionit me Vetëvendosjen

Mustafa flet pas arritjes së koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa tha se kanë arritur marrëveshje që është në dobi të Kosovës dhe është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vend.

“Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpunëtporët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa, raporton Telegrafi.

Kurti: Procesi për nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa është transmetuar
Lexo po ashtu Kurti: Procesi për nënshkrimin e marrëveshjes nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa është transmetuar

Ndërsa, sa i përket çështjes së presidentit, Mustafa tha se “…jemi marrë vesh që të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot kemi nënshkruar. Sa i përket kryetarit të Kuvendit sot e kemi mbledhjen e Kryesisë dhe aty do vendosim për kuadro. Ne që nga fillimi kemi thënë se kryetarin e Kuvendit do ta merr ai që ka marrë  vota”.

Mustafa tha se ajo çfarë dëshirojnë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori