LAJMI I FUNDIT:

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2023 para prishtinasve

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2023 para prishtinasve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar sot buxhetin për vitin 2023 qytetarëve të Prishtinës.

Ai prishtinasve iu tha se buxheti për vitin e ardhshëm është 3.2 miliardë euro, më i larti në historinë e Kosovës. Sipas tij, prioritet i ekzekutivit do të jetë edhe Prishtina, pasi kanë ndarë 109 milionë euro, më së shumti ndonjëherë.


“Buxheti për komunat rritet për 20 për qind. Për Komunën e Prishtinës kemi ndarë 109 milionë euro prej tyre 66 milionë euro për shpenzime operacionale, ndërsa 44 milionë euro për shpenzime kapitale dhe 55 milionë të tjera mund të jenë nga ministritë… Qeveria jonë udhëhiqet nga tri vlera kryesore: drejtësia, barazia dhe zhvillimi”, tha ai.

Edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, foli për Komunën e Prishtinës, ku tha se vetëm për investime kapitale në kryeqytet kanë ndarë 43 milionë euro.

“Për herë të parë buxheti i Prishtinës do të kalojë mbi 100 milionë euro. Ndoshta vetëm tri-katër ministri kanë buxhetin më të lartë, gjitha ministritë tjera kanë më pak buxhet se sa që i kemi nda Prishtinës. Prej atij buxheti mbi 70 milionë janë të qeverisë, veç për investime kapitale i ka 43 milionë euro vetëm a janë që shpenzojnë dhe kryejnë punë, pasi nëse e shohim veç për sivjet për 9 muajt e parë kanë shpenzuar vetëm 2 milionë euro”, shtoi ai, transmeton KP.

Në këtë aktivitet kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Turin e takimeve me qytetarë për t’iu prezantuar buxhetin, Kurti e ka nisur në Prizren, ndërsa dje ishte në Mitrovicë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori