LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Prej nesër hiqet taksa dhe aplikohet reciprociteti ndaj Serbisë

Kurti: Prej nesër hiqet taksa dhe aplikohet reciprociteti ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për medie njoftoi se nga nesër do të fillojë të aplikohet masa e reciprociotetit ndaj produketeve të Serbisë.

Kurti tha se vendimi do të merret sonte në mbledhjen e Qeverisë, e që pritet të zgjasë deri pas orës 22:00.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ndodhet në një mbledhje në të cilën po marrim një vendim tejet të rëndësishëm. E ky është vendimi për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim duhet të jenë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi. Së pari, certifikata fitosanitare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe jo shtazore që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar në kufi dhe së dyti certifikata veterinare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe jo ushqimore me prejardhje shtazore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi”, tha Kurti gjatë konferencës, përcjell Telegrafi.

Kurti tha se ky vendim duhet të zabtohet nga kontrollet kufitare, Dogana, Policia e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjenciaa për produkete dhe pajisje mecinale dhe institucionet e tjera.

“Këtë vendim që po e marrim ne sonte detyrohen ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale si dhe institucionet e tjera përgjegjëse. Në këtë mënyrë ne po e sjellim vendimin i cili hynë në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjas deri pak minuta pas orës 22:00 sonte, pasi i kanë katër orë që anëtarët e kabinetit të votojnë në mënyrë elektronike përmes email-it. Masat e reciprocitetit ose veprimet e ndërsjellta janë institut i marrëdhënieve mes shteteve sovrane i njohur nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ai tha se parimi i reciprocitetit, shërben për të dhënë një rezultat efikas dhe trajtim të barabartë të politikës tregtare.

“Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregti (GATT) e vitit 1947, e ndryshuar më 1994 është instrument themelues i Organizatës Botërore të Tregtisë. GATT njeh parimet themelore të reciprocitetit, mosdiskriminimit dhe shtetit më të favorizuar. Në thelb këto parime shërbejnë  për të dhënë një rezultat efikas dhe trajtim të barabartë të politikës tregtare duke eliminuar barrierrat në tregti. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) e vitit 2007, ndër të tjera, ka qëllim kryesor të eliminojë barriera tregtare që lehtësojë lëvizjen e mallrave në transit dhe lëvizjen ndërkufitare të mallrave dhe shërbimeve midis territoreve të vendeve. Traktati i Komunitetit të Transportit, i nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Republika e Kosovës, krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu parasheh që palët të zbatojnë legjislacionin e Bashkimit Evropian për transportin rrugor”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, ka thënë se që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, është Serbia ajo që ka vendosur vazhdimisht barriera tregtare jotarifore ndaj Kosovës, përfshirë edhe barriera politike.

“Politika Tregtare e Kosovës, miratuar nga Qeveria më 2009, synon që përfitimet nga liberalizimi i tregtisë të jenë më të larta dhe më të qëndrueshme. Që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka vendosur një sërë barrierash tregtare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Kështu Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës, dhe ka shkaktuar një deficit të lartë tregtar për vendin tonë. Barrierat tarifore janë të paraqitura në detaje në dokumentin që e ka punuar Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë, Investimeve Strategjike dhe këtë dokument do t’ua paraqes ministrja jonë znj. Rozeta Hajdari. Ky dokument i datës 20 shkurt 2020 i parashtruar është nga grupi punues për barrierat tregtare i themeluar nga kjo ministri. Kësisoj unë kam ftuar të gjithë anëtarët e kabinetit që ta votojnë këtë propozim vendim dhe ai të jetë menjëherë qysh sonte, para mesnatës, në fuqi”, u shpreh Kurti.

Vendimi i marrë sonte, pritet të jetë në fuqi deri më 15 qershor, kur do tëë bëhet vlerësimi për të parë si ka ecur dhe sa është zbatuar ky vendim.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit, pra sa i përket implementimit. Me këtë rast, nuk do të mjaftohemi vetëm me vlerësimin e gjithmbarshëm më 15 qershor, por pika 3 e këtij propozim vendimi thotë që zbatimi dhe përshtatshmëria e këtij vendimi do të rishikohen së paku një herë në muaj. Pra në mënyrë periodike, por së paku një herë në muaj, do të rishikohen duke mbledhur të dhënat nga zyrtarët tanë doganorë se si eci puna e reciprocitetit.

Në anën tjetër, Kurti bëri të ditur se tarifa 100 për qind ndaj produketeve të Bosnje e Hercegovinës do të hiqet plotësisht.

“Pra, po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën, dhe besoj ta keni vërejtur që ne me këtë rast i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë se me Bosnjë dhe Hercegovinën e heqim tarifën 100 për qind pa asnjë shtesë tjetër. Pra, nuk duam që Bonjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë t’i trajtojmë njësoj. Ne e dimë që edhe Bosnjë dhe Hercegovina vuan nga Serbia. Për shkak se neve na lufton së jashtmi, Bosnjë dhe Hercegovinën e lufton së brendshmi. Në këtë kuptim jemi të bindur që veprimi ynë si gjest i vullnetit të mirë ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës do të has në mirëkuptimin e popullësisë atje, por duam që edhe institucionet e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, ndonëse nuk kemi njohje të ndërsjellë, ta pasojnë këtë me heqjen e vizave midis Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Bosnjë dhe Hercegovinën ne nuk e njohim, ata nuk na njohin neve si Republikë e Kosovës. Mirëpo ne duam që Bosnjë dhe Hercegovina të ekzistojë, dhe në këtë kuptim do të duhej që Prishtina dhe Sarajeva të mos i kenë këto pengesa për qarkullim. Natyrisht se tash jemi në një fazë të vështirë për shkak të luftimit të Corona Virusit, mirëpo kjo krizë do të kalojë, e kriza e izolimit për shkak të virusit të mos vazhdojë edhe me krizën e izolimit për shkak të politikës”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori