LAJMI I FUNDIT:

Kurti për mediat turke komenton deklaratën e Escobarit për Asociacionin

Kurti për mediat turke komenton deklaratën e Escobarit për Asociacionin
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Turqi dha një intervistë për televizionin publik turk “TRT” në gjuhën angleze, ku komentoi deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Escobari një ditë më parë një intervistë për “The Pavlovic Today”, ka thënë se Asociacioni është obligim ligjor dhe se nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë.


Escobar: Asnjë model si "Republika serbe", Asociacioni të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës
Lexo po ashtu Escobar: Asnjë model si "Republika serbe", Asociacioni të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës

“Sido që të shkoni përpara nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, do ta keni një Asociacion. A e pranon ose jo Qeveria aktuale e Kosovës obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit”, ka deklaruar emisari amerikan.

I pyetur nëse kjo deklaratë është shantazh i SHBA-së ndaj tij, Kurti nuk u tregua i drejtpërdrejt, por lavdëroi Escobarin për angazhimin në dialog. Megjithatë sipas tij, duhet qenë të kujdesshëm dhe të drejtë.

“Qartësisht, Escobari është aktiv dhe shumë i përfshirë si dhe unë e mirëpres atë. E kam takuar disa herë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejtë. Çfarë unë jam duke i theksuar si principe dhe kushte për çfarëdo asociacioni, nuk janë qëndrimet e mia arbitrare ose mendime personale”.

“Vullneti i popullit në Kosovë, Kushtetuta dhe ligjshmëria janë ato që më shtynë të them që së pari kemi nevojë për njohje reciproke dhe vetëm atëherë çfarëdo lloji të Asociacionit”, tha Kurti në intervistën për emisionin “Across Balkans”.

Ai po ashtu u shpreh Serbia dëshiron të ketë një tjetër Republika Sërspka, sikur ajo në Bosnjë.

Kurti shtoi se nuk e konsideron planin franko-gjerman si propozim për Asociacionin.

“Vetëm fjalia e fundit e nenit të fundit, u referohet të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës, dhe janë 33 sosh e jo vetëm një, që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi kreu i ekzekutivit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori