LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Asnjë model si “Republika serbe”, Asociacioni të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës

Escobar: Asnjë model si “Republika serbe”, Asociacioni të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për strategjinë amerikane të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i Washingtonit në një intervistë për “The Pavlovic Today”, ka përsëritur se politika amerikane është e qartë në atë se cak kryesor në këtë proces duhet të jetë njohja e ndërsjellë.


“Politika jonë ka qenë shumë e qartë… Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të normalizuar marrëdhëniet. Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën, duhet të reduktojnë barrierat në tregti, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin para drejt integrimit evropian”, pohoi Escobar.

Ai ka folur edhe rreth planit franko-gjerman, i cili mbështetet edhe nga SHBA-ja, ndërkaq ka deklaruar se shpreson që të dyja vendet do ta pranojnë.

“Para së gjithash, ne mendojmë se dialogu ka një plan të mirë. Ne mendojmë se tani propozimi franko-gjerman të cilin ne e mbështesim është një hap i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve. Është një udhërrëfyes i mrekullueshëm. Shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë dhe të fillojnë menjëherë zbatimin e tij. Por, ndërkohë ka mjaft fusha që ekzistojnë brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbeten të paplotësuara. Një nga më të rëndësishmet është Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Zyrtari amerikan ka këmbëngulur se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të krijohet.

“Para së gjithash, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia. Kosova do të jetë një vend i pavarur, sovran, një demokraci multietnike brenda kufijve të saj aktual”, theksoi Escobar.

Sipas tij, ky është ende vizioni i tyre.

“Ky është ende vizioni ynë. Tani, në kuadër të këtij konstrukti, ekziston një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel dhe flet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është një detyrim ligjor ekzistues. Pra, kjo është arsyeja pse çdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë atë. Edhe propozimi aktual franko-gjerman e përfshin atë”, tha ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor ka treguar se si duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Pra, tani brenda këtij konstrukti, qëndrimi ynë është që duhet të jetë diçka që nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës, që nuk krijon probleme për funksionalitetin e Kosovës. Me fjalë të tjera, asnjë model i ‘Republika Srpska’. Tani, ajo që bën, për mendimin tim, është se e ndihmon Kosovën të marrë përsipër shërbimet dhe çështjet që serbët në veri aktualisht kërkojnë nga Beogradi t’i bëjë – do të transferohen, të gjitha ato shërbime duhet të ofrohen nga Qeveria e Kosovës.

Dhe nëse Serbia ka ndonjë zë në të, kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente, dhe përsëri, sipas ligjeve të Kosovës. Pra, ky është vizioni ynë. Çfarëdo të bënte kjo, do t’u ofronte këtyre komunave aftësinë për të koordinuar dhe krijuar ekonomi për gjëra të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor—të gjitha në gjuhën serbe—heqja e mbeturinave, shërbimet e ambulancës, llojet e gjërave që komunat tashmë i bëjnë, por ato do të jenë në gjendje të koordinohen mes tyre, për ta bërë atë të funksionojë për ta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori