LAJMI I FUNDIT:

Kurti për koeficientin e pagave: Nuk po mbahet i fshehur, duhet të përllogaritet

Kurti për koeficientin e pagave: Nuk po mbahet i fshehur, duhet të përllogaritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur këtë të premte se pse po mbahet fshehur koeficienti për pagat, tha se një gjë e tillë nuk ka arsye të ndodh.

Në një konferencë për media, ai tha se koeficienti duhet të përllogaritet dhe sipas tij, kjo do të ndodh në ditët në vijim, raporton Telegrafi.


“Koeficienti nuk po mbahet fshehur, por ai duhet të përllogaritet gjë që do të ndodh në ditët në vijim. Ajo që dihet është se buxheti i gjithmbarshëm për pagat është se 745 milionë euro”, u shpreh Kurti para gazetarëve.

“Ne me Ligjin për Pagat e kemi rregulluar meritokracinë, llogaridhënien, transparencën dhe zvogëlimin e pabarazisë së brendshme. Nuk ka asgjë së mbahet fshehur. Tash i takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë”.

Ligji për Paga tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, kurse pritet që i njëjti të zbatohet nga muaji shkurt i këtij viti.

Të enjten, Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Telegrafin është shprehur se vlera financiare e koeficientit pritet të caktohet brenda muajit janar. /Telegrafi/