LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kam shumë takime me serbët, nuk i bëj publike sepse hakmerren strukturat paralele të Serbisë

Kurti: Kam shumë takime me serbët, nuk i bëj publike sepse hakmerren strukturat paralele të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se kurrë nuk kam pasur takime me shumë me serbët lokalë sesa në vitin 2022.

Mirëpo, ai tha se ka zgjedhur që ato të mos i bëjë publike, pasi strukturat paralele serbe po hakmerren ndaj tyre.


“Por më duhet të them që pothuajse të gjitha ato takime nuk janë bërë publike dhe kjo bëhet me kërkesë të atyre që i takoj, dhe si për të vërtetuar që kanë pasur të drejtë, kur isha me ministrin tim për Komunitet dhe Kthim, Nenad Rashiq në Istog në dy familje serbe, pasi që i kemi publikuar ato dy takime, menjëherë ka pësuar një lloj hakmarrje strukturore e eksponentëve të caktuar të strukturave paralele të Serbisë, të cilët kanë filluar që atyre t’u vështirësohet jeta, qoftë duke ua ndalur ndihmat, qoftë duke pasur pasoja në sistemin arsimor ata dhe familjet e tyre. Menjëherë po pason goditja nga Beogradi zyrtar dhe mekanizmat që i ka në Kosovë, atëherë kur ata po bashkëpunojnë me Qeverinë e Republikës”, u shpreh kryeministri.

Këto deklarime Kurti i bëri në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

Duke folur për barazinë gjinore në Kosovë, ai tha se situata është duke u përmirësuar më shpejtë se kurdo herë më parë.

Megjithatë sipas tij, ka shumë punë për të bërë dhe duhet fokusuar më shumë në zonat që nuk janë urbane dhe “në përgjithësi jashtë Prishtinës”.

“Nëse shohim institucionet qendrore, mund të thuhet se ka pjesëmarrje të konsiderueshme dhe gjithnjë në rritje të vajzave dhe grave. Nëse shohim universitetet tona, vlen sërish e njëjta. Ka fakultete të shkencave natyrore dhe teknike në të cilat ka më shumë studente vajza se sa djem”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai tutje tha se edhe në Qeveri, Presidencë e Kuvend ka pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe të grave.

“Po ashtu vërehet përmirësim i pjesëmarrjes së grave edhe në sektorin ekonomik, pra në biznes, në ndërmarrësi, duke përfshirë edhe pronësinë e grave. Nëse vazhdojmë me këtë trend, gjatë kësaj dekade tejkalojmë vendet e rajonit”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori