LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Pas asfaltit në Drenicë fshihet mjerim, fshati i presidentit pa ujë e ndriçim

Kurti: Pas asfaltit në Drenicë fshihet mjerim, fshati i presidentit pa ujë e ndriçim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti tha sot në Drenas se kjo parti nuk ka qenë kurrë më afër fitores.

Ai premtoi se qeveria e tij nuk do të gënjejë apo zhgënjejë qytetarët në mandatin e ardhshëm.

Edhe para qytetarëve të Drenasit, ai premtoi 160 milionë euro investime shtesë për arsim në mandatin e parë katërvjeçar.

“Drenasi është komunë në zemër të Kosovës dhe ne e kemi për zemër. Kurrë më afër fitores nuk kemi qenë dhe kurrë më e madhe fitorja nuk ka qenë sesa tani. Me qeverisjen tonë të re ne as nuk ju gënjejmë as nuk ju zhgënjejmë, sepse politikën e shohim shërbim për qytetarin dhe investim për të tashmen dhe ardhmërinë e tij. Më 6 tetor duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë mundësia që vendin tonë ta udhëheqin ata që e sollën Gjykatën Speciale, Zajednicën e demarkacionin me Malin e Zi, këta marrin fund njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Kurti premtoi që me qeverisjen e tij nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë dhe nuk do të ketë shtëpi pa dikë të punësuar.

Ai përkujtoi se në Drenicë shpesh bëhet shaka për asfaltin, por sipas tij prapa asfaltit aty fshihet mjerimi i qytetarëve e dëshmi për këtë, sipas tij, është se Drenasi dhe Skenderaj janë komunat me më së shumti skemë sociale.

“Në fshatin e presidentit, i cili nuk jeton më aty, shpesh nuk ka as ujë të pijshëm as rrymë të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kurti u zotua për shtet ligjor dhe tha se si kryeministër nuk do të zmbrapset para asnjë krimineli.

“Hajnat në burg dhe plaçka e vjedhur prej tyre të kthehet në buxhetin e shtetit. Ky është shteti i së drejtës që mundësohet nga qeverisja jonë”, tha Kurti.

E ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Selimi ishte ai që krijoi një tjetër atmosferë në sallën e tubimit ku fjalimi i tij aktivizoi gjithë sallën me brohoritje. Ai u tha qytetarëve të Drenasit se ka ardhur koha e Drenicës.

“20 vjet me radhë, qeveritë veç sa i morën Drenicës e nuk i dhanë asgjë, për 20 vjet  veç sa i morën dhe nuk i dhanë asgjë, për 20 vjet i morën familjeve të dëshmorëve dhe nuk u dhanë asgjë. Tash, Drenica, UÇK e familjet e kanë fjalën e tyre, sepse atyre u erdhi dita. Erdhi dita, sepse po vjen qeveria e Vetëvendosjes, sepse erdhi dita sepse po vjen Albin Kurti. Çohu Drenicë e tregoje veten si dikur… Erdhi dita e Drenicës së Adem Jasharit e Fehmi Lladrovcit. Iku koha e manipuluesve me vlerat të luftës”, tha Selimi.

E kandidati për deputet, Xhelal Sfeqla tha se më 6 tetor populli nuk do të votojë hajnat.

Ai u tha qytetarëve që nevojitet një shtet ndryshe, pasi populli ka nevojë për një shtet të tillë.

“Erdhi dita që të jemi bashkë për ndryshimin, sepse bashkë po bëhemi në spital apo kur po kemi familjarë të sëmurë, bashkë po presim para bankave për pensione, për kamata të larta, bashkë po presim para ambasadave për viza, për të vizituar të afërmit apo për një jetë më të mirë… andaj erdhi dita që bashkë këtyre hajnave dhe këtyre mashtruesve t’u themi mjaft. Populli ynë më 6 tetor nuk do të votojë për ata që duan vazhdimësi të mizërisë”, tha ai.

Ai tha se më 6 tetor popullit nuk do të votojë hajnat, por do të zgjedhë të ndershmit.

Enver Dugolli, kandidat për deputet, tha se më 6 tetor, Drenica fuqishëm do të bëhet pjesë e fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Drenica fuqishëm do të bëhet pjesë e fitores së madhe, sepse erdhi dita. Andaj, le të mobilizohemi në çdo lagje e fshat, le të takojmë çdo burrë e çdo grua, çdo të ri e të vjetër, çdo student e profesor, sepse dita jonë po afron. 6 tetori është data kur do të vuloset përfundimisht e ardhmja dhe fati i Kosovës. Qytetari i Drenasit është ngopur me rrena, mashtrime e abuzime, andaj erdhi dita t’u tregojmë vendin atyre që për 20 vjet e rropën këtë popull”, tha ai.

Dugolli tha se nuk harrojnë  ‘Pronton’ e 54 milionëve që i janë dhënë kompanisë “Bechtel-Enca”, e as tentimin për të bërë pazar me territorin e Kosovës. Sipas tij, qeveria e kaluar do të mbahet mend që territorin e Kosovës nuk e la siç e morën, por e lanë më të vogël për 8 mijë hektarë.

Ai u tha qytetarëve të Drenasit se më 6 tetor do të zgjedhin mes papunësisë dhe zhvillimit, mes krimit dhe barazisë.

Në tubimin në Drenas, u pa edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili tashmë iu ka bashkuar partisë së Albin Kurtit.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori