LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk mund të zgjidhet çështja e të pagjeturve kur Serbia përfaqësohet nga Odalloviq

Kurti: Nuk mund të zgjidhet çështja e të pagjeturve kur Serbia përfaqësohet nga Odalloviq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për çështjen e të pagjeturve.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka sinqerisht vullnetin për këtë temë pasi sipas tij udhëheqës i delegacionit është Velko Odalloviq.


“Nga viti 1997-1999 ai ka qenë udhëheqës i partisë së Millosheviqit  në Kosovën së okupuar nga  Jugosllavia. Nuk e kuptojë pse duhet të jenë medoemos këta njerëz në dialog. Duhet të bëhet një lloj spastrimi në serbi nga këta njerëz që e kanë okupuar Kosovën dhe kanë marrë pjesë në gjenocidin e vitit 1999”, tha ai, përcjel Telegrafi.

Kurti tha se Odalloviq ka qenë pjesë e okupimit dhe një nga njerëzit e Millosheviqit.

“Ne e kemi caktuar në Kosovë një udhëheqës të ri qeveritar për çështjen e të pagjeturve. Është zotëri Andin Hoti, djali i profesorit Ukshin Hoti.  Në Serbi vazhdon të jetë udhëheqës Veljko Odalloviq. Nuk mendoj se mund ta zgjedhim çështjen e të pagjeturve nëse njerëz si Odalloviqi  që kanë qenë pjesë e okupimit të Kosovës dhe një nga njerëzit më besnik të Sllobodan Millosheviqit të kryesojnë mekanizma kaq të rëndësishëm”

Kurti thotë se nuk e di nëse Vuçiqi qëllimisht nuk dëshiron ta largojë Odalloviqin nga delegacioni apo nuk mundet ta merr një veprim të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori