LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk mund të ketë lajme të reja pa rezultate konkrete, Thaçi na ka dhënë mjaftueshëm kohë për bisedime me LDK-në

Kurti: Nuk mund të ketë lajme të reja pa rezultate konkrete, Thaçi na ka dhënë mjaftueshëm kohë për bisedime me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do të zhvillojë sot ndonjë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kurti ka thënë para mediave se sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në, nuk mund të ketë lajme të reja pa pasur rezultate konkrete, transmeton Telegrafi.

“Sot nuk ka takim, do të ketë komunikim dhe takime të vazhdueshme e më të dendura, deri sa të arrijmë marrëveshjen që e dëshirojmë të dyja palët. Kur t’i kemi rezultatet konkrete, jap lajme të reja, nuk ka rezultate konkrete”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Albin Kurti nga LVV tregon se a ka marrëveshje me LDK-në.

Albin Kurti nga LVV tregon se a ka marrëveshje me LDK-në.

Publiée par Telegrafi.com sur Jeudi 12 décembre 2019

I pari i LVV-së, ka komentuar edhe vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që mbledhja e parë e legjislaturës së shtatë të mbahet më 24 dhjetor.

“Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë, sepse data e fundit ka qenë 26 dhjetori. Pra, unë shpresoj se na ka japur më shumë ditë se sa që na nevojiten, dhe ne po bëjmë maksimumin që kështu të jetë, mirëpo po e theksoj që sa i përket rezultateve konkrete se po sa t’i kemi ato, ne do të ju njoftojmë”, ka theksuar ai.

Kurti tha se ka vullnet të mirë dhe se me LDK-në, janë marrë vesh që të vazhdojnë shpejtë drejt marrëveshjes sepse siç ka thënë ai, populli ka vendosur ashtu.

“Nuk është këtu çështja e pëlqesave të ndërsjella sa e një domosdoshmërie që na ka imponuar 6 tetori”, ka pohuar ai.

Kurti e Mustafa janë takuar ditën e mërkurë, pas takimit zëdhënësi i LDK-së, ka thënë para mediave se takimet do të vazhdojnë dhe se nuk ka asnjë marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Lajme
Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi - Raketa

Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi - Raketa

Lajme
QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?

QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?

Lajme
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Kalo në kategori