LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 tetori, arsimi i lartë publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë

Nga 1 tetori, arsimi i lartë publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë sot të ditur se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi publik në nivelin Bachellor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet  e Doktoraturës  do të ketë lehtësime.

Kurti këtë deklaratë e bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.


“Nga 1 tetori i këtij viti, duke filluar nga viti akademik 2021/22 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërsa, për studentët e doktoraturës do të ketë lehtësime të veçanta”, tha ai, raporton Telegrafi.

Konferenca e Qeverisë, pritet të bëhet publik vendimi për lirimin e studentëve nga pagesat për semestër
Lexo po ashtu Konferenca e Qeverisë, pritet të bëhet publik vendimi për lirimin e studentëve nga pagesat për semestër

“Sistemi arsimor publik duhet të mbështetet në parimin e solidaritet shoqëror. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor”, tha ai.

Ai tha se ministrja Nagavci ka nënshkruar Udhëzimin administrativ me të cilën arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë.

“Ne besojmë se me këtë formë nxisim interesimin për studimet e larta duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë”, tha ai më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori