LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin çek, Pavel Bilek

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin çek, Pavel Bilek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti e falënderoi ambasadorin Bilek për bashkëpunimin dhe angazhimin për avancimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke.


“Falënderim i shprehu edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Republikën e Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media.

“Kryeministri kujtoi se ky bashkëpunim i mirë është shënuar vitin e kaluar me dorëzimin në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, të Aplikacionit për anëtarësim e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ngjarje historike për Kosovën dhe qytetarët, dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si aspiratë dhe fat i Republikës së Kosovës”.

Presidenca Çeke thuhet se në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte shumë e suksesshme për Republikën e Kosovës.

“Ajo ka ndihmuar që të përparojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian me rastin e pranimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe ka kontribuar aktivisht në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, bëhet e ditur tutje.

Ambasadori Bilek po ashtu veçoi si moment për librat e historisë dorëzimin në Pragë të aplikacionit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.

“Teksa ndanë dhurata për njëri-tjetrin, Kryeministri Kurti i uroi fat e i dëshiroi suksese të mëtejme ambasadorit Bilek në angazhimet e tij të radhës”, përfundon njoftimi./Telegrafi/