Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë sot pjesë në samitin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Slloveni.
Në Samiti i BE-së në Brdo të Sllovenisë diskuton për raportet me SHBA-në dhe Kinën si dhe mundësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Megjithëse në samitin e fundit në Berlin nuk u arrit asnjë marrëveshje, kësaj radhe edhe pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në rajon do të tentohet sërish të nënshkruhet dakordimi i gjashtë shteteve rajonale për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave.
Në samitin në Slloveni do të jetë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
Sllovenia kryeson aktualisht presidencën e radhës në BE.
Nga Qeveria e Kosovës thonë se në samitin e 6 tetorit do të mbështesin bashkëpunimin rajonal vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa opozita dhe shoqëria civile kërkojnë përfaqësim të barabartë të Kosovës në nismat rajonale.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ditë më parë ka thënë për KP se ekzekutivi veçse ka shprehur gatishmërinë për arritjen e dy marrëveshjeve, por gjithmonë mbi bazën e trajtimit të barabartë në mes vendeve nënshkruese.
“Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që kësaj radhe do të mbahet në Slloveni. Në mbështesim bashkëpunim rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Tashmë kemi shprehur gatishmërinë tonë për arritjen e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me ID karta dhe njohjen e diplomave, por gjithmonë mbi bazën e trajtimit të barabartë në mes vendeve nënshkruese dhe qytetarëve të saj”, ishte shprehur Kryeziu.
Pengesë e arritjes së ndonjë marrëveshje për bashkëpunim rajonal në samitet e kaluara ka qenë kundërshtimi i Serbisë në referimin e Kosovës si shtet.
Në këtë samit pritet të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit:, Kosova, Bosnja-Hercegovina Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, (MV), Serbia dhe Shqipëria, ashtu edhe përfaqësuesit e institucioneve më të larta në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Goditet një rast prostitucioni në Durrës, arrestohen katër persona
Një person nga Negotina është ndaluar për arratisje nga burgu në Kumanovë
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Ndalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'