LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Në mungesë të një qeverie të aftë, qytetarët meritojnë që LVV t’iu ofroj zgjidhje për krizat në të cilat gjendet vendi

Kurti: Në mungesë të një qeverie të aftë, qytetarët meritojnë që LVV t’iu ofroj zgjidhje për krizat në të cilat gjendet vendi

Lideri i LVV-së, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim virtual me profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti i Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar.

Kurti ka thënë se në takimin e tyre 90 minutësh kanë folur për shumë gjëra, përfshirë këtu edhe sfidat me të cilat Kosova po përballet në këtë fazë të zhvillimit të saj, si dhe mundësitë e
veçanta të cilat Kosova duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum.


“Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka theksuar se në mungesë të një qeverie edhe minimalisht të aftë për t’u përballur me sfidat e konsiderueshme që po i hasim, qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë që subjekti politik më i madh i vendit të mos luajë rolin vetëm të opozitës, por të propozojë zgjidhje specifike, të mirëmenduara dhe të hollësishme për ta nxjerrë vendin tonë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe politike në të cilat gjendemi.

Postimi i plotë:

Zoom me Ha-Joon Chang

Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të Qeverisjes Alternative, sot kam pasur nderin për të mbajtur një takim virtual me një prej mendjeve më të ndritura të botës akademike për çështjet e zhvillimit ekonomik, profesorin Ha-Joon Chang nga Universiteti Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar. Ky profesor do të na ndihmojë për programin dhe planin tonë të Qeverisjes Alternative. Profesori Chang është ekonomist i famshëm për përpjekjet e tij për të përshkruar një verzion të kapitalizmit që është jo vetëm më i barabartë por edhe më efiçient sesa ai me të cilin jemi mësuar. Librat e profesorit Chang, që disa vjet, kanë qenë një prej frymëzimeve për programin socio-ekonomik të Lëvizjes sonë.

Në takimin tonë 90 minutësh, kemi folur gjerë e gjatë, jo vetëm në nivelin e përgjithshëm, por edhe duke trajtuar në hollësi sfidat e posaçme me të cilat Kosova po përballet në këtë fazë të zhvillimit të saj, si dhe mundësitë e veçanta të cilat Republika jonë duhet t’i shfrytëzojë deri në maksimum, në mënyrë që të garantojmë suksesin tonë zhvillimor gjatë viteve të ardhshme.

Prof. Chang tha se ekziston zgjedhja midis varieteteve të kapitalizmit dhe se nga shtetet e tjera e kohërat e tjera duhet të mësojmë e të mos imitojmë.

Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm.

Në vend të këtij propozimi të cilin ai e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, profesori Chang ka propozuar një nismë tjetër për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës. Duke marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike dhe patriotike të mërgatës sonë, ai rekomandon që të krijohet për mërgimtarët mundësia për të investuar në të ardhmen e Kosovës përmes letrave me vlerë, përfitimi prej të cilave do të varej të paktën pjesërisht nga rritja ekonomike e vendit gjatë viteve të ardhshme. Në këtë mënyrë, Kosova do të mund t’i plotësojë nevojat e menjëhershme të qytetarëve në këtë kohë të vështirë dhe njëkohësisht t’i bëjë mërgimtarët hisedarë dhe aksionarë të vërtetë të së ardhmes së Kosovës, pa e rrezikuar fare mbijetesën e Trustit pensional apo institucioneve të tjera më jetike të Republikës sonë. Në parim, shumë më mirë e më lirë është të huazojë qeveria sesa qytetarët, sidomos në kohë krizash si kjo e tanishmja; në një vend me pak eksport e shumë import si Kosova futja e duarve në Trustin pensional vetëm sa e rrit deficitin tregtar, tha Chang.

Gjatë javëve në vijim, Qeverisja Alternative, në konsultim me ekspertët më të shquar vendorë dhe botërorë, do të shpalosë edhe ide dhe propozime të tjera të kalibrit më të lartë të mundshëm. Në mungesë të një qeverie edhe minimalisht të aftë për t’u përballur me sfidat e konsiderueshme që po i hasim, qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë që subjekti politik më i madh i vendit të mos luajë rolin vetëm të opozitës, por të propozojë zgjidhje specifike, të mirëmenduara dhe të hollësishme për ta nxjerrë vendin tonë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe politike në të cilat gjendemi.

Bashkë me mua në këtë takim ka qenë ish këshilltari i kryeministrit për të drejtat e njeriut në qeverinë tonë, z. Tienmu Ma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori