LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Londër flet për rolin kyç të NATO-s dhe kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës

Kurti në Londër flet për rolin kyç të NATO-s dhe kërcënimet autokratike ndaj sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Britani të Madhe.

Kurti ka nisur ditën me një fjalim në Konferencën e Mbrojtjes në Londër.

Në një postim në “X”, kryeministri bëri të ditur se ka folur për rolin e NATO-s dhe aleatëve demokratikë.

“Një kënaqësi e madhe për të filluar ditën në Mbretërinë e Bashkuar me një fjalim kryesor në Konferencën e Mbrojtjes në Londër. Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, ka shkruar Kurti.

Gjatë ditës Kurti pritet të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

“Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës”, është bërë e ditur në njoftimin për media. /Telegrafi/