LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Kuvendin e Guxo: Të qenit bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit

Kurti në Kuvendin e Guxo: Të qenit bashkë na e solli fitoren e 14 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo me të cilën ka thënë se kanë bërë punë të mira në qeverisje.

Kurti ka thënë se bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me partinë Guxo duhet të vazhdojë, derisa për këtë të fundit ka thënë se është ngritur me guxim dhe njësoj, sipas tij edhe do të fitojë.


Gjatë këtij fjalimi, shefi i ekzekutivit ka thënë se prioritet mbetet vettingu në sistemin e drejtësisë.

“Të qenit bashkë na e solli edhe fitoren e 14 shkurtit, të pirur për ta zhvilluar vendin përmes punësimit dhe kthimin e dinjitetit të qytetarëve përmes drejtësisë. Prioritet kryesor në drejtësi mbetet vettingu i sistemit të drejtësisë dhe këtë do ta bëjmë bashkë me Kuvendin… Duhet të vazhdojmë këtë punë kaq të mirë bashkë. Viti ne kaluar e kemi mbyllur me 10.53% rritje ekonomike, kurse në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje ekonomike 4.9% pasi të hiqet inflacioni. Kemi ngritur mirëqenien sociale me një sërë masash të pakos së ringjalljes ekonomike”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur punët e qeverisë, ku ka thënë se po zbatojnë reforma në bujqësi me qëllim të ngritjes së prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Gjithashtu ka thënë se kanë zgjeruar lidhjet e Kosovës me botën duke e kthyer bendin në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare.

“Bashkërisht po zbatojmë reforma në bujqësi me qëllim ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit, arsimin përveç se e kemi bërë falas, e kemi ngrit buxhetin mbi 12% me qellim të rritjes së cilësisë, kemi zgjeruar lidhjet e Republikës sonë me botën dhe kemi kthyer Kosovën në integrimet euroatlantike dhe ndërkombëtare. Më lejoni ta falënderoj përzemërsisht zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme (Donika) Gërvalla për përpjekjet e përbashkëta të deritanishme dhe për të arriturat e pamohueshme”, tha ai.

Kryeministri Kurti u është drejtuar rreth 400 delegatëve të pranishëm, të cilët do të zgjedhin organet e partisë Guxo.

“Po punojmë pa kursim, pa rezervë e pa pushim. U përgëzoj të gjithëve për angazhimin me dije dhe integritet me punë dhe përkushtim për partinë që përfaqëson po këto vlera. U dëshiroj punë të suksesshme të kuvendit zgjedhor, me guxim jeni ngritur, me guxim po vazhdoni, me guxim do të fitoni”, ka përfunduar Kurti. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori