Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ku ka folur për të ardhmen e Kosovës.
Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj.
“Kemi marrëveshje me Serbinë vetëm se duhet ta zbatojmë. Implementimi mungon sepse Beogradi nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se katër kryetarët e komunave në veri kanë dhënë dorëheqje sepse Beogradi u kërkoj atyre.
“Në Kosovë kemi pluralizëm politik. Nuk dua të besoj se mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut. Kjo parti (duke iu refuar Lisës Serbe) i shqelmoj të gjithë jashtë garës dhe në fund i bojkotuan zgjedhjet. Ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj. Kandidatët shqiptarë, katër prej tyre fituan . Ata janë kryetar me K të vogël jo të madhe, sepse pjesëmarrja ishte e vogël dhe nuk mund të konsideroj se ata kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të zbatohen, ata janë kryetarë”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se komuniteti ndërkombëtar njohi procesin dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
“Por kur këta kryetarë u desh të shkonin në zyre në ndërtesat komunale, serbët filluan të organizojnë protesta të dhunshme dhe sulmuan policinë tonë dhe ushtarët e KFOR-it. Në çdo komunë në Kosovë kemi disa policë, dhe kjo është normale. Përderisa jashtë janë grupe të dhunshme që kërcënojnë me sulme dhe vendosin simbole nacionaliste ‘Z’ duke treguar admirimin për Putinin dhe ushtrinë ruse dhe agresionin në Ukrainë, është e nevojshme t’i kemi njësitë speciale të Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.
Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.
“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një adresim nga Bratisllava.
Ai e përsëriti këtë qëndrim përkundër reagimit të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare se instalimi me forcë i kryetarëve shqiptarë “është i papranueshëm”.
“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta. Por jo grupet me simbole “Z” që sulmojnë policët e ushtarët e KFOR-it e gjuajnë granata e thërrasin “vrisni, vrisni”. Te këto grupe fashiste ne nuk mund ta dorëzojmë demokracinë tonë”, tha po ashtu Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Osmani arrin në Spanjë: Do të flas për sigurinë në Kosovë, pas agresionit të Serbisë

Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi, Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje në Prishtinë

Abbott vizitoi ushtarët në kampin Bondsteel, konfirmon se do të vijnë edhe 200 ushtarë të tjerë

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist