LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Na duhet një “Mini- plan Marshall” për t’u mbrojtur nga Rusia e Kina

​Kurti: Na duhet një “Mini- plan Marshall” për t’u mbrojtur nga Rusia e Kina

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se duhet krijuar një “Mini-plan Marshall” për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të shmangies së ndikimit të Rusisë dhe Kinës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së ish-emisarit Frank Wisner rreth strategjisë për bisedime me Serbinë, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha ashtu sikurse SHBA ka pasur planin Mareshal për Evropën Perëndimor, edhe BE duhet të ketë një mini-plan Mareshal për Ballkanin Perëndimor, pasi nevojitet një mbrojtje nga Rusia.


“Mendoj se është legjititme që të diskutojmë për të drejtat e njerëzve dhe nevojat e komunitetit. Prandaj për serbët dhe shqiptarët në Kosovë e Serbi, por jo në terme të shkëmbimit të territoreve. Por, le të diksutojmë për punët, kujdesin shëndetësor, për arsimimin kualitativ dhe kemi nevojë që Shtetet  eBashkuara dhe Bashkimi Evropian të jenë bashkë në këtë. Unë nuk kam ndonjë simpati për ata evropianë të cilët janë anti-amerikanë. Por njëjtë mund të them edhe për ata amerikanë që janë anti-evropianë. Unë besoj në marrëdhëniet transatlantike. Unë mendoj se këto dyja duhet të jenë bashkë, sepse ato nuk mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrën e as nga super fuqitë tjera. Për gjeneratën tonë dhe shpresoj edhe për gjeneratat e ardhshme SHBA-të dhe BE-ja të jenë së bashku. Sepse disa kalkulime që janë bërë nga disa liderë, është të luaj me ndarjen mes SHBA-së dhe BE-së dhe unë them se kjo është e gabuar dhe jo e drejtë”, u shpreh Kurti.

Kurti u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë.

“Në anën tjetër unë mendoj se duhet të normalizojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Mund të flasim shumë për bashkëpunimin ekonomik, por gjithashtu duhet të normalizojmë edhe shtetet. Në mënyrë që të kemi stabilitet mes shteteve, kemi nevojë për Serbi normale dhe Kosovë normale. Kam frikë se nuk kemi bërë shumë në këtë aspekt. Kemi nevojë që Be-ja të jetë më shumë aktiv”, tha kryeministri në detyrë.

Një plan “mini-Marshall”, sipas Kurtit do të ishte zgjidhje për Ballkanin.

“Propozimi është si SHBA-të që patëm Planin Marshall, është BE-ja që duhet të ketë një plan Mini-Marshall për Ballkanin, sepse të dyja kemi nevojë për zhvillim dhe mrojtje nga Rusia. Nëse 75 vite më parë, Europa kishte nevojë për zhvillim, ndërtim dhe mbrojtje nga Bashkimi sovjetik, tani Ballkani Perëndimor ka nevojë për ata. Ka nevojë për mbrojtje jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Kima. Sa herë që ka vakum mes BE-së dhe SHBA-ve, Federata Ruse dhe Kina provojnë të hyjnë në lojë. Mendoj se zgjehdja nuk është e vështirë po duhet të mbesim këtu, e jo të biem në lojëra të rrezikshme që mund të na kthejnë në konflikt”, tha Kurti. /Telegrafi/