LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë duhet t’i thellojmë edhe më tej

Kurti: Marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë duhet t’i thellojmë edhe më tej

Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk nxiten vetëm nga interesi ekonomik, por edhe nga lidhjet e palëkundura kulturore dhe historitë familjare, tha kryeministri Albin Kurti në “Natën verore të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim”.

“Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim jo vetëm që përfaqëson interesat e qeverisë gjermane në Kosovë, por edhe dëshirën e mbi 400 mijë pjesëtarëve të mërgatës në Gjermani për ta parë Kosovën si pjesë integrale të komunitetit evropian”, shtoi kryeministri.


Kurti theksoi se Kosova ka arritur shumë falë partnerëve tanë gjermanë dhe ka shumë për t’u pritur për zhvillim dhe bashkëpunim.

Duke theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë​, kryeministri tha se po shohim gjithnjë e më shumë njerëz që paguajnë taksat e tyre dhe kontribuojnë për një shoqëri më të fortë, të drejtë dhe më të barabartë.

“Ne do të vazhdojmë të qeverisim pa u lodhur dhe në mënyrë transparente – duke i bërë përpjekjet dhe punën tuaj më të qëndrueshme dhe efektive”, potencoi ai.

“Më pak se dy javë më parë patëm një vizitë historike të Kancelarit gjerman Scholz këtu në Prishtinë. Dhe përveç temave të rëndësishme rajonale, ne theksuam edhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe se si duam dhe duhet t’i thellojmë ato edhe më tej me projekte të përbashkëta, tha kryeministri. Projekte që janë të qëndrueshme dhe ku populli i Kosovës është përfituesi i vërtetë përfundimtar”, shtoi ai.

Gjermaninë dhe Kosovën i bashkojnë të njëjtat synime dhe ideale për një Evropë të lirë, të begatë dhe paqësore dhe ne jemi të lumtur që kemi partnerë si GIZ dhe KfW për të na ndihmuar në arritjen e këtyre synimeve, tha kryeministri.

Kjo mbrëmje u organizua nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, së bashku me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Banka Gjermane për Zhvillim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori