LAJMI I FUNDIT:

​Kurti kërkon ndihmën e SHBA-së që Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

​Kurti kërkon ndihmën e SHBA-së që Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e SHBA-së që Kosova të bëhet pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s derisa të bëhet anëtare e plotë e Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti ishte i ftuar si folës në World Affairs Forum.

Stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike në Kosovë u theksuan nga kryeministri në fjalën e tij.

Siç njoftohet, ai veçoi renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe ngritjen për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa Kufij.

“Si aleat dhe mik i pashmangshëm, na duhet ndihma e SHBA-së për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s”, tha kryeministri Kurti, ndërsa theksoi edhe rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.

Ai potencoi indikatorët pozitivë ekonomikë, rritjen ekonomike dyshifrore, si dhe punën drejt themelimit të Gjykatës Komerciale në Kosovë.

Duke folur për potencialin që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit, Kurti tha se në Silicon Valley takoi shumë ndërmarrës, të cilëve u shpjegoi që Kosova është vend i përshtatshëm për investime.

Kurti ftoi biznesmenët amerikanë po ashtu edhe ata shqiptaro-amerikanë që të investojnë në Kosovë, për ndërmarrje fitimprurëse për ta dhe zhvillim edhe më të hovshëm socio-ekonomik për vendin tonë.

Duke folur mbi tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike, kryeministri potencoi kapacitetet për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore dhe të erës, parkun e erës “Selac Windpark” me kapacitet 105 MW dhe 27 turbina, si dhe projektin “Solar4Kosovo” me kapacitet prej 70 MW, që njëherësh do të jetë një nga termocentralet më të mëdha diellore në Evropë, me sipërfaqe 69 mijë metra katrorë.

Kryeministri Kurti përmendi edhe negociatat me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovën e pas luftës, me vlerë 236 milionë dollarë dhe që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori