LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: S’ka kompromis me Serbinë, do të ketë vetëm njohje reciproke

​Kurti: S’ka kompromis me Serbinë, do të ketë vetëm njohje reciproke

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti nuk është pajtuar me deklaratën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog se ka rritje të rasteve të incidenteve ndëretnike.

Sipas tij, nuk ka rritje të këtyre rasteve për çka dëshmojnë edhe raportet që ai ka marrë.

Në anën tjetër, kryeministri ka komentuar edhe deklaratën e raportueses Viola von Cramon për dialogun me kompromise. Ai ka përsëritur se njohja reciproke është në qendër dhe jo kompromiset.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti në përgjigjen për KosovaPress deklaroi se në Kosovë është duke u shtuar toleranca ndërmjet të gjitha komuniteteve.

“Unë nuk e kam një përshtypje të tillë, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Mirëpo, besoj që evidentimi i kësaj duhet të bëhet nga organet tona të sigurisë dhe drejtësisë se si na paska qenë një rritje e tillë, siç pretendohet. Apo ndoshta nuk ka një rritje të tillë, siç e kam përshtypjen unë. Nuk mendoj që më takon mua të them me shifra të sakta. Republika e Kosovës i ka organet shtetërore, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës është më së miri të na e tregojë këtë gjë. Por, nga raportet të cilat i kam marrë unë, jo vetëm në vitin e kaluar, por edhe këtë vit, nuk e kam një përshtypje të tillë që rastet ndëretnike janë rritur”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka komentuar edhe deklaratën e raportueses për Kosovën në Parlament Evropian, Viola von Cramon për dialogun me kompromise. Sipas tij, njohja reciproke është në qendër e jo kompromiset.

“Nuk e dinë krerët e shtetit këtë gjë. Njohje reciproke jo vetëm njohje, njohje reciproke. Se nuk është që vetëm Serbia nuk na njeh neve, as ne nuk e njohim Serbinë. Bile ne mund ta njohim vetëm një Serbi që na njeh. Nuk mund të na njohin një Serbi që nuk na njeh. Tash kush flet për kompromis, barrën e provës për ta sqaruar atë duhet ta kenë ata. Unë nuk them që në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë asgjë tjetër përveç njohjes reciproke. Por, njohja reciproke është në qendër, jo kompromisi. Pa u pranuar qendra për çfarë kompromisi po flasim. Ky është gabim që unë nuk e bëj”, ka shtuar shefi i ekzekutivit.

Ai ka deklaruar se gjatë ditëve sa ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur numrin më të madh të mundshëm të takimeve që mund të realizoheshin. Shefi i qeverisë foli për takimin me këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

“Takim më të rëndësishëm për siguri për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë. Pra, dilemat besoj që ua ka hequr edhe ambasadori amerikan. Nëse ndokujt prej juve nuk ua heq dilemat as ambasadori amerikan, më duhet të pranoj që e kam të vështirë të ju ndihmojë”, tha Kurti.

Ai ka deklaruar se nuk e ka marrë asnjë shkresë zyrtare që vendet e QUINT-it po kushtëzojnë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës me zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë zyrtare asnjëherë për një kushtëzim të tillë, dhe konsideroj që nuk është kushtëzimi ndaj Republikës së Kosovës një punë e mençur. Ne kemi nevojë që të na ndihmojnë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës dhe jo të na pengojnë ndokush, atëherë kur ende tamam nuk është trajtuar plotësisht aplikacioni ynë. Le të trajtohet një herë aplikacioni ynë para çfarëdo kushteve në të ardhmen. Ne i përmbahemi drejtësisë, por në politikë ka nevojë edhe për dialog”, tha Kurti.

Kurti ka deklaruar se ka kërkuar nga priftërinjtë që të nisin një dialog, por thotë se ata nuk po e pranojnë këtë gjë. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ai ka thënë se pushtetet janë të ndara.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori