LAJMI I FUNDIT:

Kurti kërkon nga zyrtarja e Metas që Facebook të heq kufizimet e monetizimit në Kosovë

Kurti kërkon nga zyrtarja e Metas që Facebook të heq kufizimet e monetizimit në Kosovë

Takimet në ditën e tretë në Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i vazhdoi me Monika Bickert, Zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, kompaninë amë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, Kurti e njoftoi Bickert me veçoritë e politikave dhe tregut të punës e shërbimeve që e karakterizojnë Kosovën.


Ai i tregoi bashkëbisedueses për  vëmendjen e Qeverisë ndaj agjendës së saj digjitale dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë.

Rasti Google dhe gjuha shqipe, Asllani kërkon ndihmën e institucioneve e ekspertëve nga Kosova, Shqipëria e diaspora
Lexo po ashtu Rasti Google dhe gjuha shqipe, Asllani kërkon ndihmën e institucioneve e ekspertëve nga Kosova, Shqipëria e diaspora

“Ai e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të konsideruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të marrë pjesë në ngjarjet që planifikohen të organizohen në Prishtinë në fushën e teknologjisë”, vijon njoftimi.

Ndër çështjet kryesore që u diskutua në takim ishte zgjerimi i mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën.

Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook.

“Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut”, ka njoftuar Zyra e kryeministrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori