LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jam i bindur, deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullsisë në Kosovë

Kurti: Jam i bindur, deri në fund të vitit vaksinohet 60% e popullsisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas darkës tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Borrell.

Duke folur për vaksinat Kurti ka thënë se në muajt në vijim mundësia për të siguruar më shumë vaksina është rritur.


“Me hyrjen e muajit maj dhe qershor janë rritur mundësitë për të marrë më shumë vaksina. Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kurti pret që gjatë verës me ardhjen e mërgatës do të përmirësohet edhe ekonomia e Kosovës.

Kurti nga Brukseli: Dialogu mund të ketë më shumë sukses në muajt dhe vitet në vijim, sesa në dekadën që shkoi
Lexo po ashtu Kurti nga Brukseli: Dialogu mund të ketë më shumë sukses në muajt dhe vitet në vijim, sesa në dekadën që shkoi

“Diaspora do të na ndihmoj në një ripërtërirj nga pandemia, pasi nuk është në pyetje vetëm shëndeti i popullsisë por edhe shëndeti në aspektin socio-ekonomik”.

Duke folur për vizat, Kurti ka thënë se shpresa më e madhe është te Gjermania, por nuk ka dhënë garanci për liberalizim të shpejtë të vizave./Telegrafi/